Futboll Seria A Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Juventusi i Sarrit po “PUSHTON” Europën, ja rekordi

Juventusi i Sarrit dhe Cristiano Ronaldos është i pandalshëm në Serie A. Me fitoren 2-1 ndaj parmës, të dielën në mbrëmje, bardhezinjtë e shohin veten të vetëm në krye të renditjes, me 4 pikë para Interit. Hapi fals i zikaltërve në vendlindjen e Antonio Conte (barazimi 1-1 me Lecce) është shfrytëzuar më së miri nga “Zonja e Vjetër” në këtë “stacion” të kampionatit italian.

Pasi është mbyllur java e 20-të e Serie A, Juventusi ka vendosur njëlloj rekordi. Më konkretisht, skuadra e Sarrit është e vetmja ndër 5 ligat kryesore europiane, që ka grumbulluar 50 apo më shumë pikë (aktualisht ka 51 të tilla), pas 20 ndeshjeve të para të kampionatit, në tri sezonet e fundit. Vërtet mahnitëse, sa për t’i kushtuar vëmendje edhe “Opta”!

Related posts

MERKATO E VERËS/ Xhevahirët në shitje, Tirana kërkon 1 milionë euro

Delo.autor

JANARI I ”MALLKUAR”/ Interi duhet të thyejë tabunë pas pauzës

Delo.autor

PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Trajneri Southgate thur elozhe Poloninë dhe Hungarinë: Ka shumë histori…

Delo.autor

Leave a Comment