Futboll Seria A Sport

ARRIHET AKORDI/ Inter i bën nder Milanit, Lampard konfirmon transferimin zikaltër

Interi duket se ka nisur sërish vuajtjet e sindromës së janarit, pasi ekipi zikaltër ka barazuar në dy ndeshjet e fundit kundër Atalantës dhe Lecces duke qenë 4 pikë larg Juventusit të vendit të parë. Trajneri italian dëshiron të afrojë në ekip Victor Moses. Lojtari ka gjetur akordin me ekipin e Interit dhe Conte e pret në Milano. Drejtuesit e Interit kanë biseduar dhe me Chelsean dhe këta të fundit janë dakord me lëvizjen e lojtarit të tyre. Ai ka prishuar huazimin me Fenerbahçen për të kaluar te skuadra e Interit.

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, ka konfirmuar vetë diçka të tillë. Numri një i bluve të Londrës ka thënë se Moses do të rikthehet në Angli për të ndryshuar destiancion me Interin që e pret.

MILAN – Kalimi i Moses tek Interi ndihmon dhe Milanin. Ricardo Rodriguez është huazuar drejt Turqisë dhe ekipi i Fenerit mund të blejë futbollistin në fund të kampionatit. Zvicerani do të ketë hapësira më shumë për të treguar veten.

Related posts

SIMEONE “STËRKËMBËSH” INTERIT/ Ja çfarë bën me Godin për ta mbajtur në ekip

Delo.autor

FRANCA PUBLIKON LISTËN/ Emra të mëdhenj jashtë Europianit, formacioni që vlen 425 milionë euro

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Chelsea. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment