Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DISFATËS NDAJ LAÇIT/ Trajneri Martini: Nuk ka justifikime për këtë humbje!

Trajneri i Teutës, Edi Martini ishte i pakënaqur me skuadrën e tij dhe humbjen ndaj Laçit. Ai shprehet se ekipi ishte përgatitur të luante me Kulibalinë, por kjo gjë nuk u bë e mundur. Për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh se nuk kishte justifikime për këtë humbje.

Humbja? “Ishte detyrim fitorja, edhe pse kishim Laçin përballë. Laçi e meritoi fitoren, dhe padyshim që jam i zhgënjyer”.

Pa sulmuesit? “Normalisht që ishim përgatitur që Kulibali të ishte në fushën e lojës. Dhe lojtarët që nuk ishin programuar për të luajtur u gjendën të papërgatitur, por ky nuk është një jusftifikim. Kemi bërë tre afrime në sulm (Kulibali, Hepaj e Kruja), por sot nuk ishin të mundur që të luanin. Ishte e pamundur që sot të federoheshin. Them se e kemi zgjidhur problemin, por pres që të ketë dhe disa përmirësime”.

Ju penalizoi ndërpreja e kampionatit? “Do të ishte mirë të vazhdonim pa ndërprerje, pasi kishim moralin lart, por janë gjëra që nuk janë në dorën tonë. Duhet të shohim përpara”.

Related posts

Prapaskenat, zbulohet si e larguan Wenger nga Arsenal

Sadik.Autor

YLLI I REAL MADRID PËRGATIT LARGIMIN/ Zidane: Kam besim tek ai, shpresoj të kthehet shpejt

Delo.autor

LIVE/ Nis sfida mes Norwich dhe Manchester Cityt

Delo.autor

Leave a Comment