Samu Castillejo është ndër futbollistët më në formë të momentit te Milani dhe po e tregon ndeshje pas ndeshje. Në një intervistë për “Sky Sport” ai nuk fsheh se motivimi ka ardhur duke u rritur dhe se këtë vit skuadra duket ndryshe nga ajo që ndodhi deri në dhjetor 2019…
“Kemi ngrënë shumë m*t! Tani jemi duke luajtur ndeshjet më të mira dhe gjetëm karakteristikat tona. E kuptuam se duke luftuar dhe luajtur për njëri-tjetrin ia dalim. Do të shkojë shumë mirë. Kështu fitohen ndeshjet. Ibra? Kur një si ai, 38 vjeç, mbërrin i pari në qendrën stërvitore, do të thotë se të gjithë duhet ta ndjekim, pa diskutim”.
“Ishte fantastike që tifozeria më duartrokiti kur dola nga fusha e “San Siro”-s, ende emocionuese për mua, që nuk u mendova gjatë kur erdhi telefonata kuqezi”.