Futboll Shqipëri Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Vajushi kalon provën dhe firmos në Rumani tek klubi…

Pritja e gjatë e Armando Vajushit ka marrë fund. Tashmë sulmuesi shkodran ka zyrtarisht një skuadër të re. Vajushi i cili ishte pa kontratë që pas largimit nga Teuta në verë, ka kaluar me sukses provën te rumunët e Petrolul Ploiesti, skuadër me emër në futbollin e këtij vendi por që aktualisht militon në Kategorinë e Dytë rumune dhe synon ngjitjen në elitë.

Vajushi ka firmosur një kontratë 6-mujore me Petrolul me të drejtë rinovimi në bazë të paraqitjeve që do të bëjë te kjo skuadër. Për 28-vjeçarin nga Shkodra kjo është etapa e 8-të në karrierën e tij e cila është kushtëzuar shumë nga dëmtimet e shpeshta. Pas eksperiencave në Shqipëri, Bullgari dhe Itali, Vajushi tashmë do të provojë veten në Rumani.

Related posts

PAS GOLIT TË SHËNUAR NGA TIRANA/ Plas sherri mes tifozëve “VIP” dhe drejtuesve të Skënderbeut (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Olivier Giroud rinovon kontratën me Chelsean, ja sa do të qendrojë

Delo.autor

Van Gaal: Kam marrë një ofertë të cilën nuk mund ta refuzoj

Sadik.Autor

Leave a Comment