Sport Të tjera

TRAGJIKE NË “RALLY DAKAR 2020″/ Edwin Straver nuk ia del, konfirmohet vdekja e tij 8 ditë pas aksidentit

Shënohet viktima e dytë e Rally Dakar të këtij viti. Konfirmohet lajmi i keq, që kishte nisur të qarkullonte orët e fundit. Piloti holandez, Edwin Straver, 48 vjeç, ndërroi jetë tetë ditë pasi pësoi një aksident fatal gjatë etapës së njëmbëdhjetë dhe të parafundit të “Dakar 2020”. Vdekja e tij është e dyta e këtij edicioni, pasi më parë u aksidentua portugezi Paulo Gonçalves (etapa e shtatë), i cili gjithashtu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Straver ishte kampioni aktual në kategorinë Origjinale (pa ndihmës) kur ndodhi aksidenti. Piloti me përvojë ra me një shpejtësi prej rreth 50 km/orë dhe qëndroi për dhjetë minuta në arrest kardiak. Përveç kësaj, ai pësoi një thyerje të një vertebre cervikale si pasojë e goditjes së fortë.

Shërbimet mjekësore të Dakarit arritën ta ringjallnin atë në vend dhe më pas e transferuan në spitalin e Rijadit, ku ai qëndroi deri të mërkurën ( janar 23). Pikërisht në këtë ditë u transportua në Holandë, pranë familjes së tij. Evolucioni ishte negativ dhe informacioni i ditës së enjte se truri i tij kishte vdekur u konfirmua plotësisht me njoftimin e ndarjes së tij nga jeta këtë të premte.

Related posts

Të gjithë vënë duart në kokë, shikoni çfarë humbet Gabigol në Brazil (VIDEO)

Sadik.Autor

DUAN CHAMPIONSIN/ MILANI nuk heq dorë nga IBRA, italianët i bëjnë “dhuratë” suedezit

Isa.Autor

DUAN SUPERLIGËN/ Tension dhe pretendime për 11 metërsh, Vllaznia “mbyt” edhe Dinamon (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment