Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ “Djajtë e Kuq” synojnë objektivin e Tottenham, ja oferta për Muriqin

Merkatoja është e çuditshme dhe shpeshherë ndodhin lëvizje që nuk i pret askush. Sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, ka qenë nën shenjestrën e Tottenham, por së fundmi ka rënë në radarin e Manchester United.

“Djajtë e kuq” janë gati të bëjnë një ofertë konkrerte për sulmuesin kryesor të përfaqësues së Kosovës. Ata duan ta marrin Muriqin në Angli, sipas asaj që shkruan Sport Witness.

Një lajm i çuditshëm, pasi flitet për një skuadër të madhe aq më tepër që alternativa e Muriqit nuk bindi as Tottenhamin plotësisht. Kalimi i shqiptarit të Kosovës te United do të ishte një hap i madh për karrierën e tij. Të presim e të shohim nëse ka diçka të vërtetë.

Related posts

Maradona: Lucas Vazquez u hodh, por edhe unë do bëja si ai

Sadik.Autor

POLEMIKAT NË FITOREN E MILANIT/ Gjyqtarët e pësojnë për gabimin e dukshëm

F.autor

Zgjedhjet në FSHF, Gjici: Të gjitha i kam fituar me meritë, ja cilën alternativë do të zgjedhim

Q.Autor

Leave a Comment