Futboll La Liga Sport

TRAJNERI SETIEN PËSON HUMBJEN E PARË/ Valencia fundos “Katalanasit”, shans i artë për Realin

Barcelona pëson humbje shokuese në fushën e Valencias. Katalanasit u mposhtën me rezultatin 2-0 në “Mestaja” duke i dhënë një mundësi të shkëlqyer rivalëve të Real Madridit për të marrë kryesimin e kampionatit spanjoll.

Valencia mund të kishte shënuar që në pjesën e parë kur Gomez ekzekutoi në mënyrë të gabuar penalltinë.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ndëshkuan kampionët e Spanjës kur goditje brenda zonës u devijua nga mbrojtësi i Barcelonës Xhordi Alba.

Megjithë presionin e vazhdueshëm të skuadrës blaugrane, Valencia arriti të kundërpërgjigjej sërish në minutën e 77-ë kur një kundërsulm i organizuar i vendasve u shndërrua në gol nga Gomez.

Rezultati mund të ishte thelluar në minutën e 82-ë, por me anë të VAR-it u shpall i parregullt.

Kjo është humbja e parë për trajnerin e ri të Barcelonës Kike Setien.

Related posts

Pritet trazira në Botëror, ultrasit rusë dhe argjentinas krijojnë kundër aleancë anglezëve

Q.Autor

E PABESUSHME/ Lëvizje dhe gjuajtje perfekte, shikoni SUPER GOLIN e mesfushorit Rapo në Kosovë (VIDEO)

Delo.autor

PËRPLASET ME GAZETARËT/ Mourinho: Lëreni Romën të qetë, rruga është e gjatë dhe me kthesa

Delo.autor

Leave a Comment