Futboll Seria A Sport

BARAZIMI I TRETË RADHAZI/ “Perla” e Nainggolan ndal Interin në “San Siro” (VIDEO)

Interi ka dështuar të fitojë edhe ditën e sotme në kampionat, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Kaljarit në shtëpi.

Ndeshja nisi mirë për zikaltërit, të cilët që në fillim u hodhën në sulm për të gjetur golin e avantazhit. Pikërisht atë e gjetën në minutën e 29’, kur Lautaro Martinez ia doli të shfrytëzojë shumë mirë një krosim të  marrë nga Eshli Jang dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte ndryshe për miqtë. Kaljari u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit, duke tentuar disa herë, por pa ia dalë me sukses.

Atë që nuk bënë sulmuesit në zonë, e bëri Naingolan nga jashtë, teksa me një gjuajtje shumë të bukur nga jashtë zonës ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë mundësi Handanoviçit.

Pas kësaj lojtarët e Interit tentuan të gjenin avantazhin, por pa sukses pasi miqtë mbroheshin mirë prapa.

Me këtë barazim, Interi i jep një “asist” të mirë Juventusit, për tu shkëputur akoma më shumë dhe gjithashtu i jep mundësinë Lacios për ta barazuar me pikë. Ekipi i Kontes nuk njeh fitore në kampionat prej 3 ndeshjes, teksa kanë grumbulluar vetëm 3 barazime radhazi.

Related posts

Kevin De Bruyne mbron Guardiolën: Yaya Toure nuk ishte mjaft i përshtatshëm

Sadik.Autor

ENDE PA MBËRRITUR DHE ZYRTARIZUAR/ Nis efekti Messi tek PSG, të ardhurat rriten me 20 %

Delo.autor

Xherdan Shaqiri: Më vjen keq për tifozët, dhe klubin Stoke City pas…

Sadik.Autor

Leave a Comment