Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PADERBORN MPOSHT FRAIBURGUN E ABRASHIT/ Por “Galdiatori” Gjasula vendos rekord në Bundesliga

Rezultat surprizues në kampionatin gjerman, ku Paderborni i Jurgen Gjasulës ka thyer Fraiburgun e Abrashit me rezultatin 0-2 dhe ka nisur të besojë realisht te mbijetesa në elitën e Gjermanisë. Në fushën e lojës ishin edhe dy mesfushorët e Kombëtares shqiptare.

Gjasula fitoi derbin kuqezi me Abrashin. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Paderbornin, i cili ka lënë vendin e fundit të tabelës.

Kartonët – Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares, ka marrë kartonin e 10-të të verdhë në 18 ndeshje në Bundesligë dhe kështu ka vendosur një rekord.

Sipas të dhënave statistikore të “Opta”-s, mesfushori shqiptar është i dyti lojtar në historinë e Bundesligës që ka marrë 10 kartonë të verdhë në 18 ndeshje, shumë pas ish-lojtarit të Uerdigenit, Helmut Rahner.

Në minutën e 14-të të ndeshjes së djeshme të Paderbornit me Fraiburgun, ai është ndëshkuar me karton të verdhë dhe do ta humbasë ndeshjen e javës së ardhshme me Volfsburgun.

Related posts

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Klubi italian nis kontaktet me futbollistin e Kombëtares…

Delo.autor

Napoli-t i mjafton Allan kundër Spal, rimerr kreun

Q.Autor

VIDEO/ Simulimi i vitit, ish-sulmuesi i Realit rrezikon dënimin

Q.Autor

Leave a Comment