Basketball Breaking News Sport

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Thellohet tragjedia e rrëzimit të helikopterit, autoritetet konfirmojnë 9 persona

Thellohet akoma më shumë tragjedia e rrëzimit të helikopterit. Në fillim u raportua së në të ndodheshin 5 persona, ndërkohë që orët e fundit, autoritetet amerikane konfirmuan se 9 persona janë gjetur në bord, gjatë aksidentit fatal të Kobi Brajant.

Përveç Kobit dhe vajzës së tij 13-vjeçare Xhanën si dhe pilotit Ara Zobajan, në bord kanë qenë edhe Xhon Altobeli, trajner bejsbolli, gruaja e tij Keri dhe vajza Alisia si dhe trajnerja e basketbollit për vajza Kristina Mauser.

Deri tani këta janë personat e identifikuar, ndërkohë që në orët në vazhdim, pritet të identifikohen edhe 2 personat e tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ KUKËSIT/ Shkëmbi: Ishim thuajse perfekt, e humbëm ndeshjen në vetëm 10 sekonda

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Dy mbrojtës në skenë, Partizani “peshkon” te Bylisi dhe Korabi

Delo.autor

ZHGËNJEU NË BOTËROR/ E kërkon gjithë Europa, Lazio “zë mat” yllin e saj

Isa.Autor

Leave a Comment