Futboll La Liga Sport

MERKATO E JANARIT DREJT MBYLLJES/ Atletico Madrid dorëzohet për Cavanin, kërkon një tjetër sulmues

Edinson Cavani nuk do ti bashkohet Atletico Madridit në janar, por Los Rojiblancos do të tentojnë për të nënshkruar me ndonjë sulmues tjetër para se të përfundojë afati kalimtar.

Edhe pse Atletico Madrid ishin afër për të arritur një marrëveshje me Paris Saint-Germain për një shumë parash 15-18 milionë euro, uruguaiani në minutat e fundit ka kërkuar bonuse shtesë që kanë rezultuar me prishje të marrëveshjes.

Klubi nga La Liga tan do të fokusohet në gjetjen e ndonjë lojtari që do ta sulmonte sulmin e tyre, edhe pse nuk ka shumë sulmues në dispozicion të qendrës.

Atleti janë duke kërkuar se kush mund të garojë me Diego Costan dhe Alvaro Moratan dhe kush duhet të luaj me në mbrojtje pasi që skuadra ka shumë lëndime.

Nëse një lojtar i tillë vjen atëherë do të jetë në huazim, pasi që asnjë lojtar-as Thomas Lemar apo dikush tjetër nuk pritet që të largohet në janar. /GazetaExpress/

Related posts

Mediat gjermane: Nuk meritonim më shumë, për herë të parë në histori eliminohemi në grupe

Sadik.Autor

E ARDHMJA MBETET NË DRITËHIJE/ Hysaj me shirit kapiteni, Napoli i bëri dhuratë për rekordin personal

Delo.autor

LËSHON DEKLARATË TË ASHPËR/ Presidenti i La Liga-s: Champions mund të vazhdojë edhe pa Juventus, Real dhe Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment