Futboll Premier League Sport

I LËSHON NJË SHIGJETË JURGEN KLOPP/ Guardiola: Nuk duhet ta diskreditosh kompeticionin më…

Pep Guardiola i ka lëshuar një shigjetë kolegut të tij Jyrgen Klop, pas kualifikimit të Mançester Sitit në finalen e Kupës së Ligës. “Qytetarët” do të përballen me Aston Vilën në 1 mars në “Wembley” pasi triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 3-2 në gjysmëfinalet kundër rivalëve të Junajtid.

Trajneri katalanas mbrojti idenë e tij për të luajtur me një ekip të fortë në këtë kupë, pavarësisht se tifozët e konsiderojnë si trofeun më pak të rëndësishëm në Angli. Tekniku i Liverpulit, i cili është kritikuar ashpër ditët e fundit, pasi ka vendosur të luajë me një ekip U-23 ndeshjen e kthimit të Kupës FA kundër Shrusbërit, më 4 shkurt, ka vendosur që edhe vetë të mos jetë në stol atë ditë në “Anfield”.

“Njerëzit thonë se ne jemi të vetëkënaqur për atë çka kemi fituar. Ti nuk duhet ta diskreditosh kompeticionin më modest të sezonit, nëse nuk je në gjendje që të fitosh Premier Ligën tri herë radhazi. Kur fiton shumë, njerëzit thonë se ky turne nuk ka rëndësi. Por me mua kjo nuk ndodh. Nuk ka rëndësi, ne do të tentojmë ta fitojmë. Të luash në ‘Wembley’ me një skuadër historike si Aston Vila na bën shumë të lumtur që do të jemi atje”. Me garën për titullin thuajse të mbyllur në Premier Ligë (19 pikë pas Liverpulit), Kupa e Ligës, Kupa FA dhe Champions-i janë trofetë ku Siti vazhdon garën.

Related posts

“EURO 2020″/ Anglia apo Danimarka? Ja kush do të jetë rivalja e Italisë sipas qenit të “famshëm”

Delo.autor

NJË DËMTIM E LA JASHTË NDESHJEVE TË KOMBËTARES/ Granada tregon situatën e Myrto Uzunit

F.autor

ËSHTË GATI/ Shikoni pamjet spektakolare me dron të “Arenës Kombëtare” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment