Bundesliga Futboll Sport

HAALAND I SUPRIZON TË GJITHË/ Shënon përsëri për Dortmundin pas vetëm 18 minutash (VIDEO)

Erling Haland e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Dortmundi, teksa vazhdon të shënojë për skuadrën e tij.

Pasi i surprizoi të gjithë në dy ndeshjet e para, ku shënoi 5 gola në dy ndeshje duke ardhur nga stoli, ditën e sotme Favre, vendosi ta hedhë në fushë nga minuta e parë, ndaj Union Berlin.

Pikërisht këtë besim të dhënë, Haland ia ka shpërblyer trajnerit në fushën e lojës. Norvegjezi ka shënuar përsëri për Dortmundin, teksa në minutën e 18’ pas një pasimi të marrë nga Brandt e ka dërguar topin në rrjetë duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit.

Ndeshja vazhdon 2-0 për verdhezinjtë, teksa Sanço kishte realizuar më parë në minutën e 13’.

Related posts

Portugalia shënon golin e parë ndaj Algjerisë (VIDEO)

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Mbrojtësi nuk grumbullohet nga kombëtarja, Tirana humb 30 mijë euro. Ja shkaku…

Delo.autor

BURNLEY-ARSENAL/ Emery synon fitoren pas një ecurie të tmerrshme (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment