Futboll Seria A Sport

“LUMË” GOLASH DHE SPEKTAKËL/ Sassuolo “e bën sefte” ndaj Romës

Roma është turpëruar nga Sasuolo i vendit të 13-ë duke u mposhtur me rezultatin 4-2 në fushën e Sasuolos.

Skuadra e rajonit Emilia-Romanja ishte e papërmbajtshme në 19 minuta duke realizuar 3 herë në intervalin minuta e 7-ë – minuta e 26-ë.

Me fillimin e pjesës së dytë, u krijua ideja se verdhekuqtë do ta përmbysnin sfidën duke shënuar me Xhekon dhe Vertu, por Sasuolo i vrau shpresat e tifozëve të Romës duke shënuar golin e katërt në minutën e 74-ë.

Ky rezultat favorizon Atalantën e Berat Gjimshitit duke u dhënë mundësinë bergameskëve të zbresin Romën nga vendi i katërt. Ky pozicion garanton kualifikimin direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Related posts

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Daja: Do të përpiqemi ta godasim aty ku ka pikat e dobëta, jemi në një…

Delo.autor

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRA E TIJ/ Alonso prezanton makinën e re, synon “triple crown” në garën e famshme amerikane

Delo.autor

Ilir Daja mbërrin Vlorë/ Administratori i Flamurtarit, Idrizi në festë…

Sadik.Autor

Leave a Comment