Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT E BUJSHME/ Pronari i Romës ofroi 1 miliard euro për gjigantin e Serie A…

Den Fridkin do të finalizojë blerjen e Romës. Biznesmeni amerikan do të udhëtojë drejt Italisë nga Hjustoni për ta mbyllur akordin me Xhejms Palotën, por me sa duket, kryeqytetasit nuk kanë qenë zgjedhja e tij e parë.

Fridkin, para se të përshpejtonte blerjen e klubit verdhekuq, tentoi të blinte Milanin për një shumë rekord. Sipas asaj që raportoi “Milano Finanza”, manjati ka tentuar në javët e fundit një sulm ekstrem për të blerë shumicën e aksioneve të Milanit.

Mësohet se ai ka qenë gati të investojë 1 miliard euro, por oferta e tij është cilësuar e ulët nga “Elliot” që pretendon të arkëtojë të paktën 1.2 miliardë euro nga shitja e klubit milanez.

Related posts

Vijon plaçkitja e Nicës, Gladbah i merr yllin e sulmit për shifër rekord

Isa.Autor

Mes librave dhe topit, udhëtimi i Modriç deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës (FOTO)

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Halili “hap thesin” për derbin, ja premioja e majme për triumfin ndaj “Demave”…

Delo.autor

Leave a Comment