Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOJNË NË VLORË/ “Verilindorët” mposhtin me “POKER” Flamurtarin dhe mbajnë kreun

Kukësi ka mundur pastër dhe thellë me rezultatin 1-4 Flamurtarin në transfertë dhe nuk ka lëshuar as këtë javë kreun e Kategorisë Superiore.

Ekipi i Shpëtim Duros u fut me shumë vrull në fushë, duke e gjetur veten në avantazhin e dy golave që prej minutës së 12-të. Shkurtaj me dopietën e tij, vendosi baza të forta për fitoren. Pjesa e parë pati raste të tjera, por gola jo.

Ndërkaq në të dytën, Flamurtari u “zgjua” duke gjetur golin me Vrapin, në minutën e 59-të. Kukësi reagoi menjëherë dhe shënoi të tretin në minutën e 69-të me anë të kapitenit Musolli. Fjalën e fundit të kësaj ndeshje, e tha Marko Van Basten Çema, që brenda zonës shënoi të katërtin dhe të parin personal në Superiore.

musoolli

Kështu Kukësi me këtë trepikësh ka shkuar në kuotën e 38 pikëve duke mbajtur vendin e parë. Ndërsa për Flamurtarin nuk ka shpëtim, pasi mbetet në kuotën e 6 pikëve, në vendin e  fundit.

Related posts

PARATË E CHAMPIONS BËJNË TË LUMTUR MILANIN/ Tani mund të paguajë Rafael Leaon. Por ka një problem

F.autor

U mposhtën në “Elbasan Arena”, lojtari i Izraelit: Nuk mund të ndryshojmë për 3 ditë

Isa.Autor

VALENCIA-ARSENAL/ Gameiros kalon në epërsi spanjollët, Aubameyang barazon shifrat. Ja golat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment