Sport Të tjera

SUPER BOWL/ Spektakël i jashtëzakonshëm, Chiefs shpallen kampionë pas 50 vjetësh

Nën një spektakël të jashtëzakonshëm është zhvilluar finalja e Superbowl në “Hard Rock Stadium” të Miamit, mes Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers, që u mbyll me triumfin 31-20 të të parëve.

Kurorëzimi kampion i Kansas City Chiefs vjen plot 50 vite nga hera e fundit që kjo skuadër e kishte fituar këtë trofe, ndërsa San Francisco 49ers, ndonëse u tregua solide në mbrojtje, nuk ia doli të bëjë befasinë.

Spektakli në stadium nisi me një performancë të jashtëzakonshme të Shakirës dhe Jennifer Lopez, të cilat ishin edhe të ftuarat speciale të mbrëmjes, ndërsa më pas vëmendja kaloi në fushë.

Fillimisht ishte San Francisco që mbrohej mirë dhe mori avantazhin 20-10, por reagimi i Kansan City Chief ishte për t’u duartrokitur, pasi arriti të përmbysë gjithçka dhe të shpallet kampion, e udhëhequr nga një formë e jashtëzakonshme e Patrick Mahomes, që u shpall edhe “Most Valuatet Player” (MVP).

Related posts

Tifozët e United i hedhin shishe birre afër këmbëve/ Shihni çfarë bën Di Maria (VIDEO)

Delo.autor

KORET RACISTE TË TIFOZËVE/ Sulmuesi brazilian largohet nga loja mes lotësh (VIDEO)

Delo.autor

SUPERSFIDA NË “ANFIELD”/ Zbulohet cili do të vendosë drejtësi në Liverpul-Inter

F.autor

Leave a Comment