Sport

KORONAVIRUS “TOKIO 2020”/ Situatë kaotike 5 muaj para Olimpiadës

“Jemi seriozisht të shqetësuar nga situata e krijuar prej coronavirusit. Përhapja e këtij virusi me ritme të shpejta, 5 muaj para Olimpiadës, mund të ketë pasoja në këtë event madhor, pasi entuziazmi mund të shuhet shpejt”. Ka qenë kjo deklarata e Toshiro Muto, presidenti i komitetit organizator të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Ai nuk e fsheh frikën e një përshkallëzimi për keq të situatës prej virusit, sidomos pas lajmit se mjaft evente kualifikuese për Olimpiadën janë anulluar. “Shpresojmë që situata të qetësohet dhe stabilizohet sa më shpejt”, tha Muto, që për momentin nuk shprehet për ndonjë anullim edhe të Olimpiadës, që nis më 24 korrik.

Kryeministri japonez Shinzo Abe, tha: “Po punojmë për të minimizuar impaktin që coronavirus mund të ketë në Olimpiadë, ku do të mbërrijnë 11 mijë sportistë. Në Fshatin Olimpik gjithçka është gati. Do të bëjmë gjithçka varet në dorën tonë që sportistët të jenë të sigurtë, t’u krijojmë kushtet më të mira të mundshme për të dhënë maksimumin në Olimpiadë”.

Related posts

LAMTUMIRA NGA BAYERN PAS 8 SEZONESH/ Rafinha “shpërthen” në lot së bashku me Riberyn (VIDEO)

Delo.autor

GATI 8 MILIONË EURO MARRËVESHJE/ Ibrahimovic rikthehet në Serie A, por këtë herë tek klubi…

Delo.autor

NUK KA FRIKË NGA JUVENTUSI/ Ja vendimi që merr Simeone për sfidën në Champions

Delo.autor

Leave a Comment