Futboll Seria A Sport

“INTER MË KISHTE VENDOSUR OBJEKTIVA TË TJERA”/ Spalletti: Më kërkoi Milani, por…

Luçiano Spaleti u largua nga Interi në fund të sezonit, me zikaltërit që vendosën t’i besonin drejtimin e ekipit Antonio Kontes.

Spaleti mund t’i ishte rikthyer punës përsëri në tetor të vitit të kaluar, kur Milani vendosi të largonte Xhampaolon dhe mendonte për ish-teknikun zikaltër.

Megjithatë sipas asaj që ka zbuluar Spaleti së fundmi, Interi e ndaloi atë të kalonte te kuqezinjtë, teksa në një intervistë të dhënë është shprehur se ekipi që ai drejtonte kishte objektiva të tjerë, në krahasim me këtë vit. “Ekipi i vetëm që më ka kontaktuar mua ka qenë Milani. Megjithatë unë nuk mund të kaloja atje, pasi Interi vendosi të më paguajë që të qëndroj në shtëpi.

Unë mendoj se këtë vit në Serie A, ka qenë një sezon shumë i bukur. Juventus është pa dyshim më mirë, por Interi është shumë i fortë dhe ka arritur disa rezultate të rëndësishme.spaleti

Jam i kënaqur që te Interi po vazhdohet puna e bërë në vitet e kaluara. Interi im kishte objektiva të tjerë dhe unë i arrita ato. Ndërsa skuadra e sotme ka objektiva të tjerë dhe po përpiqen t’i arrijnë ato.”, u shpreh Spaleti.

Related posts

E BUJSHME/ Balotelli arrin akordin, shumë shpejt zyrtarizimi tek klubi i ri

Delo.autor

Zëvendësuesi i Lewandowskit te Bayerni: Jam sulmuesi më i mirë gjerman

Q.Autor

BARAZIMI NDAJ BOLOGNAS/ Ja ULTIMATUMI i fundit për Gattuson nga drejtuesit e Milanit…

Isa.Autor

Leave a Comment