Gossip

RRENGU EPIK/ Shikoni çfarë i bëjnë Georgina Rodriguez në “Sanremo” (VIDEO)

Partnerja e Kristiano Ronaldos, Xheorxhina Rodriguez ishte e pranishme në festivalin e Sanremos, teksa bënte pjesë në grupin e prezantuesve, të një nga eventeve më të rëndësishëm në Itali.

Bukuroshja ka bërë debutimin e saj në natën e sotme dhe menjëherë organizatorët kanë menduar për një rreng epik. Pjesë e këtij rrengu ishte prezantuesi i njohur Amadeus. Ai u shfaq fillimisht në skenë, duke e prezantuar Xheorxhinën, sikur mbante poshtë xhaketës fanellën e Juventusit, por papritur shfaqet me atë të Lukakut. Në sallë ishte i pranishëm edhe Kristiano Ronaldo, ndërkohë që ky moment shkaktoi të qeshura pafund.

Amadeus është një tifozë i zjarrtë i Interit, teksa do të mungojë në natën finale, pasi do të jetë i pranishëm në San Siro, për të ndjekur derbin ndaj Milanit.

Related posts

Ç’surprizë e Alvaro Moratas, trëndafila të kuq për Alicen

Q.Autor

LARGIMI I “PLESHTIT” NGA BARCELONA/ Gruaja e Messit sqaron gjithçka: Ai do…

Delo.autor

Liliana tregon bisedat me Neymarin

Sadik.Autor

Leave a Comment