Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI-LAÇI/ Të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo sfidë (FORMACIONET ZYRTARE)

Kukësi do të përballet me Laçin ditën e sotme, në ndeshjen e cila zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pritet të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, kjo edhe për shkak të formës së mirë që kanë treguar këtë sezon. Të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo sfidë, me shpresën që do të dalim me tri pikë nga fusha e blertë.

Të besuarit e Duros, kanë edhe presionin në krahun e tyre, kjo edhe për shkak të fitores së Tiranës ditën e djeshme ndaj Vllaznisë. Objektivi i verilindorëve është titulli kampion dhe për të mbërritur aty iu duhen sa më shumë pikë.

Megjithatë nuk do të jetë asapk e lehtë, duke ditur se trajner i Laçit është Armando Cungu, i cili gjithmonë i ka surprizuar ekipet e mëdha.

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

Related posts

E PAPRITUR/ Allegri “lamtumirë” Juves në fund të sezonit, vitin tjetër në Premier League

Isa.Autor

BEFASIA/ Leonardo Bonucci i surprizon të gjithë me look-in e ri (FOTO)

Isa.Autor

Low: Botëror i vështirë, nuk do të ketë më një tjetër 7-1

Sadik.Autor

Leave a Comment