Futboll Seria A Sport

ATALANTA PREK SËRISH CHAMPIONSIN/ Ja vlerësimi i mediave italiane për Gjimshitin

Atalanta arriti të merrte një fitore të rëndësishme kundër Fiorentinës në fushën e Firences me rezultatin 1-2. Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti u aktivizua për 90 minuta në këtë takim të zhvilluar në fushën e “Artemio Frankit”.

26-vjeçari u vlerësua nga mediat sportive italiane me notën 6 duke nënvizuar reagimin e tij të saktë në dyluftimet ajrore.

Futbollisti shqiptar vazhdon të konfirmohet si njëri prej elementëve të rëndësishëm në ecurinë pozitive të bergameskëve në kampionatin italian.

Fitorja e sotme e ngjiti Atalantën në vendin e katërt, pozicion që e kualifikon direkt për në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Atalanta u hakmor kundër Fiorentinës për eliminimin nga Kupa e Italisë në muajin janar.

Berat Gjimshiti (6): Njësoj si Toloi nuk vuan shumë prej kundërshtarëve. Kutrone i jep kohë të reagojë. U tregua i vëmendshëm në topat e lartë.

Related posts

Zyrtare: Nagatomo transferohet te Galatasaray

Q.Autor

U HODH POSHTË FITORJA 3-0 NË TAVOLINË/ Juve-Napoli, merret vendimi kur do të luhet ndeshja

Delo.autor

IDEJA E RE/ UEFA bën ndryshime të rëndësishme në formatin e Ligës së Kombeve

Delo.autor

Leave a Comment