Futboll La Liga Sport

ZBULON TË ARDHMEN E VIDAL/ Ish-lojtari i Inter: Në verë mesfushori do të kalojë tek…

Arturo Vidal ishte një dëshirë e madhe e Interit në merkaton e janarit, por nuk u arrit një marrëveshje për kalimin e tij te zikaltërit. Kiliani pëlqehet shumë nga trajneri Konte, me këtë të fundit që dëshiron ta ketë me çdo kusht në skuadrën e tij.

Mesa duket vitin e ardhshëm, tekniku ziklatër do ta marrë atë në ekipin e tij, teksa diçka të tillë e konfirmon një ish-lojtar i Interit, siç është Ivan Zamorano.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë për “Radio Cooperativa”, është shprehur se ka informacion që sezonin e ardhshëm Vidal do të luajë për Interin: “Nëse Sanchez do të qëndronte në Inter në sezonin e ardhshëm ai do të kishte mundësinë të luante me një kilian tjetër, i cili, me sa di unë, do të arrijë në Milano, Arturo Vidal.Zamorano

Po është e vërtetë, unë kam informacion të sigurt për këtë. Të gjithë e dimë se Konte e dëshiron Vidalin në ekipin e tij dhe do ta ketë atë në sezonin e ardhshëm.”, u shpreh Zamorano.

Related posts

E BUJSHME/ MILANI ofron BORININ dhe 110 milionë euro për MESFUSHORIN serb

Isa.Autor

E BUJSHME/ Allegri s’e bën dramë: Çmenduri, nëse mendonit se Juventusi nuk humb asnjë ndeshje!

F.autor

SATUJA E IBRAHIMOVIC BËHET ÇËSHTJE NË MALMO/ Këshilli bashkiak i qytetit gati të ngrejë një monument të ri

Delo.autor

Leave a Comment