Futboll Sport

DERI NË 2 TË MËNGJESIT NË AEROPORT/ Ish-sulmuesi i Realit pritet si hero nga tifozët paraguaianë (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Emanuel Adebajaor është transferuar te skuadra paraguaiane e Olimpias, teksa ditë e djeshme e udhëtoi drejt Amerikës Latine për të firmosur me klubin e ri.

 Adebajor

Futbollisti nga Togo, ishte pa skuadër që nga dhjetori i vitit të shkuar, ndërkohë që vendosi të transferohet në kampionatit paraguaian, pas aventurës në Turqi. Sulmuesi u prit si hero nga fansat e Olimpias, të cilët qëndruar deri në orën 2 të mëngjesit në aeroport të për pritur Adebajorin. Edhe pse një orar i papërshtatshëm, fansat ishin të shumtë në numër duke surprizuar sulmuesin.

Kujtojmë që në të kaluarën 35-vjeçari është aktivizuar me shumë skuadra prestigjioze si, Real Madrid, Arsenal, Totenhem si dhe Mançester Siti. Prej më shumë se 3 sezonesh, Adebajor ishte pjesë e kampionatit turk, ku veshi fanellën e Istanbul Bashakshehir si dhe Kajserispor.

Related posts

SOLSKJAER BËN MERKATON/ Rikthen sulmuesin që doli nga Akademia e United

Delo.autor

ULTIMATUMI/ Kadiz dhe Levante, shanset e fundit për Kumanin te Barcelona

Delo.autor

ALARM PARA DUELIT KUNDËR NAPOLIT/ Interi me 3 titullarë të dëmtuar

Delo.autor

Leave a Comment