Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK LUAJTI NDAJ SKËRNDERBEUT/ Ja arsyeja pse mungoi mbrojtësi Muça

Gentian Muça ishte mungesa e madhe në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Skënderbeut. Lojtari ishte programuar si titullar, por dje në mëngjes ai nuk është ndierë mirë.

Ka qenë një gjendje gripale dhe një temperaturë e lartë, që e ka detyruar lojtarin të mos jetë as në stolin e rezervave.

Lojtari ka qenë me 38 gradë temperaturë dhe plogështi prej gjendjes gripale. Gripi dhe temperatura janë kthyer në makth për Tiranën para çdo ndeshjeje.

Bakaj, Vangjeli, Hoxhallari, Karabeci, Osmani janë disa nga lojtarët që kanë humbur gjatë këtyre javëve shansin për të qenë në fushën e lojës prej gjendjes gripale. Mungesa e mbrojtësit u ndie në fushë, pasi ai është nisësi i lojës së bardhebluve.

Related posts

Alves: Kjo është arsyeja e vërtetë e largimit të Neymar nga Barcelona

Q.Autor

KAMPIONI I BOTËS/ REALI interesohet për futbollistin me vlerë 60 milionë euro…

Isa.Autor

PRECEDENTËT/ Turqia, nga “Eldorado” në blof për lojtarët shqiptarë

Delo.autor

Leave a Comment