Futboll Seria A Sport

PLANI I AGJENTIT RAIOLA/ Milan gjen zëvendësuesin e Donnarummës tek klubi…

Milani po mendon për të gjetur zëvendësuesin e Gianluigi Donnarummës nëse ky i fundit largohet në verë. Kontrata e portierit skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe mes palëve nuk ka sinjale për rinovimin e saj.

Agjenti i tij, Mino Raiola, do ta largojë nga Milano për një ekip më të suksesshëm. Drejtuesit i dinë idetë e agjentit problematik të titullarit të portës dhe po mendojnë zëvendësuesin e tij. Emri që ka dalë së fundmi në skenë është ai i Salvatore Sirigusë.

Portieri i Torinos ka bërë shumë mire me “Demat”, por një mundësi e kalimit në “San Siro” nuk do te refuzohej nga ai. Kalimi te Miani do të ishte një hap i madh për ish-lojtarin e PSG-së. Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me Torinon, por mund të shkëputet lehtë me “Djallin” që do të paguajë kartonin e tij.

Related posts

XAVI LË KATARIN MES LOTËSH/ Në Spanjë zbulojnë emrin e sulmuesit që kërkon tek Barcelona në janar

Delo.autor

Efenberg: Disa lojtarë të Realit nuk e dinë pse janë në finale

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Red Bull i mbyll derën kampionit të botës: Nuk do të vijë kurrë tek ne

Delo.autor

Leave a Comment