Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Flamurtari. Rezultati 0-1

Po luhet në Gjirokastër sfida mes Luftëtarit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar, duke parë edhe pozicionin që këto skuadra kanë në renditje.

Nuk mungojnë surprizat e shumta në formacionet zyrtare. Te vlonjatët bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e 4 brazilianëve që janë federuar ditët e fundit, ndërkohë që trajneri Çoçlli vjen me ndryshime të shumta, duke iu besuar lojtarëve të rinj, ku spikat Mehmetllari i ardhur nga Lokomotiva e Zagreb.

LIVE| LUFTËTARI – FLAMURTARI 0-1

Ribaj 36′ 

KOMENTI LIVE: 

36′ GOOOOL FLAMURTARI 0-1/ Andi Ribaj realizon nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes së gabuar të Johan Çelës ndaj Ramos. Sulmuesi i skuadrës vlonjate nuk fal duke tundur rrjetën. 

25′ Përballje tepër e luftuar. Të dy skuadrat kërkojnë golin e avantazhit.

16′ Mundësi fantastike shënimi për Flamurtarin. Karlos Ramos del i vetëm përball portierit Shala, pas  një kundërsulmi të shpejt të vlonjatëve, gjuan nga brenda zonës, por ndalet me këmbë nga portieri i skuadrës gjirokastrite.

12′ Johan Çela shpërdoron një rast të artë. I vetëm brenda zonës, talenti i skuadrës gjirokastrite, ka gabuar duke gjuajtur mjaft keq, teksa ia ka dorëzuar topin në duar, portierit Moçka.

4′ Goditje dënimi për Luftëtarin, provon Lika, por topi shkon jashtë kuadrat.

3′ Nebiu ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

1′ Ka nisur sfida.

Related posts

SULMUESI GNABRY POZITIV ME COVID-19/ Bayern-Atletico Madrid mund të anulohet, UEFA në ankth

Delo.autor

DËMTIMI I FRIKSHËM I MESFUSHORIT TË TIRANËS/ Reagon mjeku i Vllaznisë: Situata e tij është e…

Delo.autor

E BUJSHME/ Ish-trajneri i Serie A plas “BOMBËN”: Nuk është vetëm JUVENTUSI që përdor doping

Isa.Autor

Leave a Comment