Ekskluzive Futboll Premier League Sport

DËNIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Ja reagimi epik i Klopp për trajnerin Guardiola

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka reaguar ndaj vendimit të UEFA-s për të ndaluar Manchester Cityt të luajë në kompeticionet evropiane për dy vitet e ardhshme, duke thënë se ishte një shok.

Klopp foli pasi skuadra e tij mundi Norwich City 1-0 dhe e rriti epërsinë ndaj skuadrës së Pep Guardiolas në Premier League  me 25 pikë.

“Për të qenë i sinqertë ndjehem keq për Pep dhe lojtarët sepse ata nuk bënë asgjë të padrejtë.” Klopp i tha Sky Sports News.

“Ata thjesht luajtën futboll, futboll të jashtëzakonshëm. Kudo ku ishte Pep, ndihmoi çdo kampionat për të përmirësuar futbollin. Në fund, të gjithë duhet të respektojmë disa rregulla dhe nuk e kam idenë nëse ato vepruan apo jo. Por padyshim që UEFA e sheh të tille siç edhe veproi”- u shpreh Klopp.

AlpeSport.al

Related posts

DE LIGT LOJTARI I RI I JUVENTUS/ Flet agjenti Raiola: Ka mentalitetin e Nedved dhe ambicien e…

Delo.autor

Tevez: U riktheva në Argjentinë për të shkuar në Botëror

Q.Autor

NDALON AKSIONIN/ Ndëshkon me karton Kaka dhe më pas ndodh diçka që nuk e kishim parë kurrë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment