Bundesliga Futboll Sport

ASKUSH SI LEWANDOWSKI KËTË SEZON/ Kampionët e Gjermanisë mposhtin em “POKER” Kolnin

Bayern Munich ka mposhtur 4-1 FC Koln në RheinEnergie Stadion, duke ruajtur kreun e vendit të parë. Bavarezët kanë rimarrë vendin e parë pasi i kishte parakaluar RB Leipzig një ditë më parë.

Sfida filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për miqtë, Robert Lewandowski ka shënuar golin e avantazht në minutën e 3′ të takimit duke regjistruar golin e 40-të këtë sezon me klubin dhe kombëtaren, si askush tjetër.

Coman ka dyfishuar vetëm dy minuta më vonë teksa Serge Gnabry ka shënuar të tretin në minutën e 12′ duke i dhënë fund takimit pa nisur ende mirë.

Pas pushimit Gnabry ka shënuar dopietën e tij përpara se Uth të shënonte golin e nderit për vendasit.

Related posts

“AUDI CUP” 2019/ Kampionët e Bundesligas “shkatërrojnë” Fenerbahcen

Delo.autor

E BUJSHME/ Zidane do largohet në fund të sezonit, projektohet kandidati për stolin e Real Madrid-it

Delo.autor

LAJM I MIRË NË KOSOVË/ Presidenti Ademi: 40 % e klubeve të Superligës do të luajnë në Europë duke filluar nga…

Delo.autor

Leave a Comment