Futboll La Liga Sport

SKANDAL TEK BARCELONA/ Presidenti bashkëpunon me një kompani për prishjen e imazhit të kundërshtarëve dhe lojtarëve

Me një kompani që përdor llogaritë në rrjetet sociale për të njollosur imazhin e disa kundërshtarëve brenda në klub, është duke bashkëpunuar presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu.

Siç zbulon “Cadena Ser”, Bartomeu kishte nënshkruar me kompaninë I3 Ventus, e cila ka disa faqe në rrjetet sociale. Kjo kompani kishte si detyrë, përmes komenteve dhe postimeve, që të njolloste imazhin e kundërshtarëve të Bartomeut në klub, por edhe të ish-lojtarëve si Pujol apo Ksavi.

Paralelisht flitet që kjo kompani është marrë dhe me politikën, por as Lionel Mesi nuk i ka shpëtuar “kthetrave” të kësaj kompanie.

Klubit tashmë i lind detyra që të japë shpjegime të menjëhershme për hijet e këtij skandali, që është bërë publik.

Related posts

Sampaoli: Do t’i tregojmë botës kush është Argjentina, Messi do dëfrehet

Sadik.Autor

ËSHTË NJË HAP LARG ZBARKIMIT NË “CAMP NOU”/ Griezmann prezantohet tek Barcelona me datë…

Delo.autor

NUK KA PAQE PËR RONALDON TEK JUNAJTID/ Tifozët i dalin kundër yllit portugez: Largohu!

F.autor

Leave a Comment