Futboll Seria A Sport

VAJZA 18-VJEÇARE NUK E LË TË QETË BALOTELLIN/ Nis një hetim i dytë për dhunë seksuale

Një vajzë 18-vjeçare tentoi të shantazhonte sulmuesin Mario Baloteli, pasi sipas saj ajo ka pasur një marrëdhënie me italianin, disa kohë më parë, kur ajo ishte ende minorene dhe pretendonte të merrte nga futbollisti 100 mijë euro.

Megjithatë historia në hetim për këtë, është mbyllur para dy ditësh nga Prokuroria e Viçencës, duke shpallur të pafajshëm lojtarin. Por, nuk përfundon këtu!

Një tjetër ankesë ka mbërritur në Prokurori para dy vitesh. Vajza në fjalë para dy vitesh ka bërë një ankesë për dhunë seksuale nga Baloteli, gjatë kohës kur ajo thotë se kanë kryer marrëdhënie.mario-balotelli-brescia-calcio-1574514801-27673

Vajza ka thënë se ka pasur akte seksuale të padëshiruara, të cilat janë kthyer në dhunë seksuale. Mesa duket historia e Balotelit me vajzën që e ka akuzuar nuk do të ketë fund, teksa tani do të nisë edhe një hetim i dytë.

Related posts

SHËNON RONALDO/ Shikoni reagimin e 4 fëmijëve të tij nga shtëpia! (VIDEO)

Delo.autor

DUELI HISTORIK/ Kampioni i peshave të lehta Khabib ARRIN të mposhtë McGregor (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Shënoi golin e fitores për Tiranën në derbi ndaj “Demave”, ish-sulmuesi “bardheblu” transferohet tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment