Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Maratona e Tokios me pjesëmarrje të limituar edhe Olimpiada në rrezik

Organizatorët e maratonës së Tokios, që zhvillohet më 1 mars, kanë bërë me dije se në eventin e këtij viti do të ketë një limit të pjesëmarrësve. Kjo, për shkak të “coronavirus”, duke detyruar organizatorët të marrin një vendim të papritur. Në maratonë do të garojnë vetëm atletët e elitës në distancat e gjata dhe jo ata amatorë.

Maratona e Tokios është një nga 6 maratonat më të mëdha në botë, pjesë e “World Marathon Majors Series”, bashkë me maratonën e Londrës, Berlin, Chicago, Nju Jork dhe Boston. Në këtë maratonë pritet të marrin pjesë 38 mijë vetë, por ky numër mund të jetë shumë më i vogël.

“Jemi të detyruar të marrim këtë vendim, por këtë gjë e bëjmë për të mirën e sportistëve”, thanë organizatorët. Gjithsesi, kjo masë e tyre ka krijuar pakënaqësi, pasi janë të shumtë pjesëmarrësit që kanë prerë prej kohësh biletat.

Ndërkohë, ky vendim mund të ketë pasoja në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin pas 5 muajsh në kryeqytetin japonez, duke qenë një këmbanë alarmi se mos Olimpiada do të anullohet apo shtyhet.

Related posts

DUAN TË DOMINOJNË/ Mbi 1 miliard euro për blerje, SERIE A thyen një REKORD (STATISTIKA)

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Nga Kallaku te Fernandinho, ja si ndryshon Partizani…

Delo.autor

SFIDA NDAJ CARDIFFIT/ Sarri: Ai do të luajë 80% të ndeshjeve, medoj se…

Delo.autor

Leave a Comment