Sport Të tjera Tennis

TURNEU I DUBAIT/ Ish-numri 1 në botë i tenisit rikthehet në fushë pas 8 vitesh

Tenistja belge Kim Klijsters është rikthyer në fushë 8 vjet nga ndeshja e saj e fundit. Ish-numri 1 në botë për femra ka marrë pjesë sot në turneun e Dubait, ku bëri një paraqitje të mirë pavarësisht se u mund 2-0.

Në raundin e parë, Klijsters pati një rivale të fortë, spanjollen Garbine Muguruza, finalisten e Australian Open. Kjo e fundit fitoi 2-0 (6-2, 7-6), por Klijsters nuk u dorëzua për asnjë moment, duke treguar grintë në fushë.

Tashmë 36 vjece, Klijsters shpreson të lërë sërish gjurmë në sportin e tenisit, duke imituar Serena Williams. Ajo mori pjesë në turneun e Dubait pas një ftese të organizatorëve. “Jam e kënaqur, pasi jam stërvitur shumë kohët e fundit”, tha Klijsters.

Related posts

PRITET TË MERRET VENDIMI/ FIFA projekton ndryshimin radikal në futboll, rregulli i ri i bën nder sulmuesve

Delo.autor

E TRISHTË/ Vazhdon “mallkimi” pas 4 vitesh ndaj klubit brazilian, presidenti vdes nga COVID-19

Delo.autor

KROACI-ANGLI/ Përballen në “Luzhniki” për të kapur finalen e madhe kundër Francës

Isa.Autor

Leave a Comment