Futboll La Liga Sport

U PREZANTUA SOT TEK REALI/ Braziliani shpërthen në lot: Gjithçka e kam arritur falë… (VIDEO)

Braziliani Reinier është prezantuar ditën e sotme si lojtari i ri i Real Madrid. 18-vjeçari është shfaqur shumë i emocionuar dhe në përgjigjen e njërës prej pyetjeve të gazetarëve ka shpërthyer në lot.

Reinier u pyet se si është ndjerë në momentin që shihte familjarët e tij në “Bernabeu” duke parë prezantimin e tij. Djaloshi e ndërpreu dy herë fjalën e tij, pasi shpërtheu në lot, teksa u shpreh se për çdo gjë i detyrohej familjes.

“Më ka kaluar në mendje e gjithë fëmijëria ime. Ishte shumë e vështirë në atë kohë, pasi shkuam në Rio de Janeiro vetëm. Isha vetëm me babain dhe pa mamanë dhe motrat e mia. Kur bëhet fjalë për familjen time gjithmonë emocionohem shumë, pasi çdo gjë e kam arritur falë tyre dhe prandaj i falënderoj pafundësisht. Jo vetëm ata, por edhe të tjerët në Brazil, sidomos gjyshërit e mi.”

 

Related posts

ZBARDHEN BISEDIMET/ Zidane tek Man United: Ja si qëndron e vërteta me francezin

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Pas një aksioni të shpejtë, Dzeko u kthen buzëqeshjen “verdhekuqve” (VIDEO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Fiorentina – Milan

Q.Autor

Leave a Comment