Futboll La Liga Sport

“KUKULL”/ Reagimi i Pique konfirmon përçarjen e madhe te Barcelona!

Barcelona së fundmi po përjeton një skandal të vërtetë, pas lajmeve të raportuara nga “Cardena Ser” se presidenti Bartomeu prej dy vitesh kishte punësuar një kompani influencuese në rrjetet sociale për të dalë kundër figurave si Messi, Pique, Xavi apo Laporta e Guardiola.

Pavarësisht se klubi katalanas dhe vetë presidenti i mohuan këto lajme, ditën e sotme Gerard Pique konfirmon gjithnjë e më shumë përçarjen që ka ndodhur te Barça. Në një postim të një gazetari të “Mundo Deportivo”, i cili mbështet presidentin Bartomeu dhe thotë që po sulmohet Barcelona, Pique i ka kthyer përgjigje duke thënë: “Kukull!”. Një reagim i qartë nga mbrojtësi, që e quan kukull të presidentit Bartomeu gazetarin. Telesport

Related posts

BELGU PO SHKËLQEN/ Lampard TALLET KEQ me Hazardin: Është një lojtar i mirë, por…

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Malmo. Rezultati 4-0

Delo.autor

Iniesta i dëmtuar? Asnjë problem, luan sozia e mesfushorit spanjoll…

Isa.Autor

Leave a Comment