Futboll Ligue 1 Sport

KLIMË E RËNDUAR TEK PSG-JA/ Kavani, Di Maria dhe Ikardi festojnë pas humbjes nga Dortmundi

Stuhia nuk ka të ndalur te PSG-ja. Dy ditë pas humbjes në Ligën e Kampionëve, kundër Dortmundit, Mauro Ikardi, Di Maria dhe Kavani, me shumë miq të tjerë, kanë kërcyer dhe janë argëtuar deri në të gdhirë për festën e trefishtë të ditëlindjeve së tyre.

Capture

Një festë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, mes birrës dhe muzikës latine, zemëroi dhe inatosi trajnerin Tomas Tuhel.

Videot dolën shumë shpejt në profilet e rrjeteve sociale të lojtarëve dhe të të ftuarve, gjithashtu edhe nga Vanda Nara. Padyshim që kjo festë ka inatosur trajnerin dhe tifozët e skuadrës, të cilët ende nuk kanë harruar humbjen në Gjermani.

Në fillim të këtij muaj ishte Nejmar që organizoi një festë të madhe 48 orë para një ndeshje kampionati duke “minuar” ambientin te skuadra pariziene.

Related posts

Laçi-Flamurtari/ Rexhinaldo dyfishon shifrat nga pika e penalltisë, protestojnë futbollistë vlonjatë

Q.Autor

TRIUMFOI ME ARGJENTINËN/ Video-telefonata e Messit në “Copa America” kthehet në reklamë (VIDEO)

Delo.autor

TËRMET 6 BALLË NË LA LIGA/ Barcelona mposht me “GOLEADË” Real Socidedad dhe rimerr vendin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment