Futboll Kategoria Superiore Sport

NË VENDIN E PARË/ Përmbysje e çmendur, Tirana kalon Kukësin me dramë (GOLAT)

Një ndeshje e madhe është zhvilluar në “Air Albania” stadium! Tirana ka mposhtur në transfertë skuadrën e Kukësit me rezultatin 1-2 duke i marrë dhe kryesimin e kampionatit. Sfidë me dy fytyra, pasi në pjesën e parë nuk u dhuruan shumë emocione, ndërsa në të dytën u realizuan plot 3 gola.

45 minutat e para ishin shumë të kujdesshme me të dy trajnerët që nuk kaluan në aventura. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Kukësi kaloi në avantazh me anë të autogolit të Kristi Vangjelit. Mbrojtësi devijoi një top në minutën e 53′ dhe e përcolli drejt portës për 1-0.

Ekipi mik nuk u alarmua dhe nisi të ishte më i rrezikshëm. Goli i barazimit erdhi shumë vonë, pasi Batha ekzekutoi në mënyrë përfekte një goditje dënimi që u ndal vetëm nga rrjeta e Dashamir Xhikës për 1-1 në minutën e 84′.

Dy minuta më pas, Cobbinha dribloi 4 lojtarë në zonën e Kukësit dhe pasoi për Agustin Torassën që nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë për 1-2. E gjithë Tirana në festë, stoli në fushë dhe tifozët në delir. Ekipi bardheblu i merr kreun e klasifikimit Kukësit duke e parakaluar në tabelën e klasifikimit. /Telesport

Related posts

MBAHET LARG FUSHAVE MË SHUMË SEÇ DUHET/ Nainggolan: Jam kritikuar shumë tek Interi. Të gjithë…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Maldini takim me përfaqësues të Real Madrid, ja çfarë synon

Delo.autor

Niko Kovac ka gati zëvendësuesin e Boateng

Sadik.Autor

Leave a Comment