Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Laçi mposht “vlonjatët” me përmbysje

Laçi rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mposhti Flamurtarin me rezultatin 1-3, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Një triumf tepër i rëndësishëm për skuadrën e Armando Cungut, pas 2 disfatash radhazi. Ndërkohë që vlonjatët me këtë humbje duket se kanë venitur përfundimisht shpresat për një mrekulli të mundshme për sa i përket mbijetesës.

Nuabueze dhe Xhixha ishin autoret e golave për skuadrën e Laçit. Kujtojmë që Xhixha realizoi dopietë, në minutat 23 dhe 55. Ndërkohë që Ribaj realizoi golin e nderit për Flamurtarin në minutën e 80-të.

Related posts

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Neymar: Trajneri tanimë ka ndryshuar, ata do të…

Isa.Autor

5 ZËVENDËSIME TEK SERIE A/ Legjenda e Interit tregon pse favorizohet Juventus

Delo.autor

KRIZA E REZULTATEVE/ Lotito e Tare KAPEN KEQ ME GAZETARËT: Mjaft më, po HIDHET BALTË mbi…

Isa.Autor

Leave a Comment