Futboll La Liga Sport

BLERJA E RE E BARCELONËS/ Ja pse Braithwaite nuk mund të luajë në Champions

Barcelona zyrtarizoi disa ditë më parë blerjen e Martin Braithwaite nga Leganes për shumën e 18 milionë eurove. Danezi erdhi në Katalonjë jashtë merkatos, me Ligën spanjolle që pranoi kërkesën e Barçës, për shkak të dëmtimit të pësuar nga Dembele, i cili e ka mbyllur sezonin.

Të shumta kanë qenë pyetjet nëse Braithwaite mund të aktivizohet në Champions League apo jo dhe përgjigja është që sulmuesi nuk mund të jetë pjesë e Champions këtë sezon. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse afati i fundit për të përfshirë lojtarë të rinj në listën e UEFA Champions League është 1 shkurti.

Përtej kësaj date, UEFA nuk bën asnjë përjashtim, kështu që danezi nuk mund të shijojë magjinë e një kompeticioni si Champions League, por mund të luajë vetëm në La Liga.

Related posts

TËRBOHET GATTUSO/ MILANI me dhimbje koke përballë JUVES, sa shumë mungesa

Isa.Autor

RINOVIMI ÇËSHTJE KOHE/ Juventus gjen gjuhën e përbashkët me mesfushorin

F.autor

SHQIPËRIA VAZHDON TA PRESË/ Brajan Gruda anulon lamtumirën e planifikuar me tifozët gjermanë

F.autor

Leave a Comment