Moto GP Sport

MOTO GP/ Yamaha në vendnumëro, Rossi jep alarmin: Njësoj si një vit më parë

Valentino Rossi ka folur për herë të parë sot pas përfundimit të testeve të para dimërore në Moto GP, të zhvilluara në pistën e Losail, në Katar. Në këto teste, piloti italian i Yamaha u klasifikua në vendin e 12-të.

“Problemi nuk është vendi ku u klasifikova në këto teste, por ritmi që ka motori. Pas disa xhirosh u detyrova të ul shpejtësinë, pasi rendimenti i gomave u ul ndjeshëm. U shfaq i njëjti problem si një vit më parë dhe kjo gjë më shqetëson”, tha Rossi.

“Pilotët e tjerë të Yamaha, asaj zyrtare dhe jo-zyrtare, ishin më të shpejtë se unë, madje mbi të gjitha më konstantë, ndaj duhet të punojmë në këtë drejtim. Kam nevojë që motori të përmirësohet më shumë”, tha Rossi.

Related posts

LIVE/ KATEGORIA E PARË: “Thatësirë” dhe spektakël në dy fronte, edhe 45 minuta të tjera

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Benzema: Goli ndaj Liverpool nuk ishte fat

Sadik.Autor

E RËNDË/ Sulmohet futbollisti i Skënderbeut, në pranga bien dy persona

F.autor

Leave a Comment