Futboll Seria A Sport

“BOOM” NË INSTAGRAM/ Cristiano Jr, mbi 500 mijë ndjekës brenda një dite (FOTO)

Babai i tij, Cristiano Ronaldo, theu rekordin përkatës përmes 200 milionë ndjekësve, në fund të janarit (askush si ai, në Instagram), por edhe Cristiano Jr. nuk po mbetet pas në këtë drejtim. Në më pak se një ditë, profili i tij i ri tashmë ndiqet nga mbi 500 mijë njerëz, edhe pse tani për tani përmban vetëm tri foto. Ishte e mjaftueshme, në fakt, etiketimi në një foto, që portretizonte Cristiano Ronaldon në vaskë me katër fëmijët, për “t’i drejtuar” tifozët e babait edhe në profilin e tij (djalit të madh).

Nuk është hera e parë që Cristiano Jr (i cili tani është 9 vjeç) hap një profil në Instagram. Ai e kishte bërë një gjë të tillë edhe në vitin 2017, kur postoi edhe një foto, në të cilën shtrëngonte duart me Lionel Messi, nën statusin provokues “idhulli im”. Ky profil nuk është më aktiv sot, por në Instagram, përveç atij zyrtar, që sapo u lançua, ekziston edhe një tjetër jozyrtar, i ndjekur nga mbi 28 mijë ndjekës.

Related posts

Ecuria me Panuçin në stol, pësojmë dy gola për ndeshje

Sadik.Autor

FRANCË-GJERMANI/ Super sfida pritet të jetë e zjarrtë dhe mjaft e luftuar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Anglia humb qetësinë, nervat tradhtojnë yllin e Manchester City-t (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment