Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Chase Carey: Garën do ta zhvillojmë normalisht edhe pse aty ka koronavirus

Garat e Çmimit të Madh të Vietnam dhe Bahrein në Formula 1 nuk janë në rrezik dhe do të zhvillohen normalisht sipas planifikimit, pavarësisht frikës nga coronavirus. Ka qenë ky mesazhi që ka dhënë sot Chase Carey, shefi i Liberty Media, kompania që zotëron aksionet e Formula 1.

“Gara e Vietnamit do të zhvillohet më 5 prill në Hanoi dhe nuk ka asnjë problem për këtë datë. Në mezi e presim debutimin e kësaj piste në sportin tonë”, tha Carey.

Kjo deklaratë e drejtuesve të Formula 1 vjen pak ditë pas vendimit të marrë për të mos zhvilluar në Vietnam ndeshjet kualifikuese për “Tokio 2020” në sportin e badmintonit (24-29 mars). Kjo masë erdhi pasi numri i personave të prekur nga coronavirus në Vietnam shkoi në 16 ditën e hënë.

“Kjo garë në Vietnam do të zhvillohet normalisht, ashtu sikurse ajo në Bahrein, më 22 mars. Në presim që gjithçka të shkojë mirë edhe më 15 mars, në Melburn, kur zhvillohet gara e parë sezonale”, tha Carey.

Për momentin e vetmja garë e pezulluar është ajo e Kinës (19 prill), për shkak të coronavirus.

Related posts

MOTO GP/ Progrese për kampionin e botës, rikthimi në pistë më pranë

Delo.autor

SARRI ANKOHET PËR ORARIN/ Conte e ironizon: Le të qetësohet se është edhe në…

F.autor

E PABESUESHME NË FRANCË/ Ja momenti kur realizohet autogoli i vitit nga mbrojtësi Ntim (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment