Futboll Seria A Sport

“SITUATË KRITIKE NGA KORONAVIRUSI”/ Mbrojtësi Romagnoli: Kemi përballë një Genoa të komplikuar, por…

Alesio Romanjoli është ndër tetë lojtarët e vetëm të Serisë A që i ka luajtur të gjitha minutat e kampionatit në këtë sezon. Kapiteni i Milanit ka folur për televizionin e klubit në lidhje me ndeshjen e radhës, sidomos në një situatë të vështirë si kjo e krijuar për shkak të Koronavirusit, çka i detyron shumë ekipe të luajnë pa tifozë.

NDESHJA – “Në ekip asnjëri nuk ka provuar kurrë të luajë me dyer të mbyllura. Do të jetë diçka e çuditshme për secilin prej nesh sepse jemi mësuar që të zbresim në fushë me publikun që na përkrah”.

ATMOSFERA – “Ndeshjet pa tifozë janë kudo të vështira. Na takon neve si ekip që të ruajmë përqendrimin e të tregohemi profesionistë duke bërë detyrën tonë në fushë”.

XHENOA – “Çdo ditë kemi punuar për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen me Xhenoan. Kemi përballë një rival të komplikuar, por e tillë do të jetë çdo sfidë deri në fund të sezonit. Nuk mund të rrezikojmë e të marrim lehtë asnjë minutë nga ndeshjet e mbetura”.romanjoli

KORONAVIRUS – “Situata është kritike dhe falënderimet shkojnë për të gjithë ata mjekë që po kujdesen për të prekurit nga virusi. Duhet të bëhemi të fortë e të ndjekim udhëzimet e organeve kompetente. Italia ka ditur t’i përballojë këto situata me kurajë, e sidomos kur në mes është shëndeti, gjëja më e rëndësishme për çdo njeri.

Related posts

E FUNDIT/ Man United zyrtarizon sot Alexis Sanchez, kjo është paga marramendëse

Q.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E SARRIT/ Është i pashmangshëm, drejt largimit ylli i Juventus…

Delo.autor

U NGJITËN PAS 24 VITESH/ Presidenti i skuadrës në Serinë A në telashe. Duhet të shesë klubin, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment