Futboll Sport

NJË STANDARD I RI NË DERBI! “Air Albania” “mbizotërohet” nga…vajzat tifoze (PAMJET)

Ditët kur ndeshjet e futbollit në Shqipëri konsideroheshin vetëm për djemtë e burrat tifozë duket se kanë mbaruar.

Shembulli më i mirë i kësaj, është pikerisht derbi i kryqytetit. I zhvilluar dy ditë më parë, Tirana-Partizani pati midis “fanaticsave” dhe “guerrilsave” edhe plot… femra.

Mjafton të shohesh fotot e mëposhtme dhe dallimi midis ndeshjeve që luhen në Europë dhe atyre në Shqipëri do të jetë padyshim i vështirë për tu bërë.

Disa në çift e disa me shoqe apo familjarë, disa me Tiranën e disa me Partizanin, vajzat tifoze i dhanë stadiumit tjetër shije këtë derbi që përfundoi me fitoren e Tiranës.

Nuk ka rëndësi nëse shkojnë se janë tifoze, për stadiumin e ri apo qoftë edhe për foto. E rëndësisshme mbetet se në Shqipëri po vendoset një standard i ri që edhe pse i vonuar, duket më i bukur se kurrë. ALPEnews.al

 

Related posts

PAS ELIMINIMIT NGA “AUDI CUP”/ Zidane befason: Vetëm për ketë kemi nevojë…

Delo.autor

PATI FATIN E BABAIT/ Një tjetër ZIDANE LARGOHET nga REAL MADRIDI

Isa.Autor

BARÇA NË FESTË/ Drejtori sportiv i katalanasve flet për TRANSFERIMIN E POGBAS

Isa.Autor

Leave a Comment