Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SUPER GOL ALLA “DEL PIERO”/ Mesfushori Memushaj bën heroin në kampionatin italian (VIDEO)

Është “mbreti” i asisteve, por dje ka vendosur që të shënojë një supergol “alla Del Piero” për 3 pikët e Peskaras. Ledian Memushaj i ka dhënë fitoren skuadrës së tij në Serinë B, duke realizuar në mënyrë të shkëlqyer në ndeshjen që “Delfinët” e fituan kundër Askolit, 2-1.

Në minutën e 80-të, mesfushori i Kombëtares finalizon nga e majta në mënyrë perfekte një aksion me goditje precize, duke e dërguar sferën atje ku portieri Leali nuk mund ta arrinte. Vlonjati kalibroi mirë nga e majta një goditje me të djathtën nga cepi i zonës së rreptësisë, me topin që kaloi portierin dhe u ndal poshtë kryqëzimit në shtyllën e dytë.

Pas javës së 26-të, Peskara është vetëm dy pikë larg zonës “play off” për Serinë A, e gjendur në vend të 11-të.

Related posts

PAS SPANJËS/ Një tjetër kombëtare preket nga Covid-19, sulmuesi rezulton pozitiv dhe humb Europianin

Delo.autor

Përleshje para stadiumit/ Shoqërohen në polici disa tifozë të Partizanit

Q.Autor

U largua si “dështak” nga Milani/ Andre Silva ngjit Sevijan në krye të La Ligës

Isa.Autor

Leave a Comment