Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Barcelona nuk duron më, ja kush është objektivi kryesor i merkatos së verës!

Barcelona po përjeton sezonin e pestë radhazi pa trofe në Europë, ku nuk shijon një finale dhe një Champions të fituar që nga sezoni 2014/15, kur edhe triumfoi me Juventusin në finale 3-1. Në atë vit te katalansit luante tridhëmbëshi Messi-Suarez-Neymar.

Pikërisht ky i fundit është pjesë e PSG-së që nga viti 2017 dhe që nga ajo kohë, spekulimet për një rikthim në Katalonjë nuk kanë munguar. Dështimet e njëpasnjëshme vit pas viti për Barcelonën duket se e kanë mbushur kupën dhe drejtuesit e kanë humbur durimin, prandaj do të hidhen vrullshëm në merkato këtë verë.

Sipas asaj që ka zbuluar prestigjiozja “Sport”, objektivi kryesor i kësaj vere për Barçën është rikthimi i Neymar Junior në “Camp Nou”. Edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë për të bindur PSG-në, blaugranat do të provojnë me çdo kusht rikthimin e ish-yllit të tyre.

Related posts

NGA NJË DËSHTIM TEK NJË RIKUPERIM TEK LIVERPOOL/ Trajneri Klopp: Ai arrin të bëjë gjithmonë diferencën…

Delo.autor

E BUJSHME/ Ronaldo iu ofrua Atletikos së Madridit, zbulohet arsyeja pse dështoi marrëveshja

Delo.autor

MARRËVESHJE 20-VJEÇARE/ Reali i Madridit mbush arkën nga kontrata faraonike e sponsorit të…

F.autor

Leave a Comment