Futboll La Liga Sport

LAUTARO NË “CAMP NOU”? Inter e lëshon vetëm nëse “Katalanasit” i japin këtë lojtar!

Lautaro Martinez është përmendur shumë së fundmi për një kalim të mundshëm te Barcelona, me argjentinasin që mund të lërë Interin në merkaton e verës dhe të transferohet në “Camp Nou”.

Roli i sulmuesit është shumë i rëndësishëm në ekipin e Contes dhe Inter zor se mund të privohet nga shërbimet e tij. Megjithëse, së fundmi “Mundo Deportivo” shkruan se klubi zikaltër mund të bindet shumë lehtë nëse në marrëveshje futet Arthur Melo.

Mesfushori i katalanasve pëlqehet shumë nga Conte dhe nga drejtuesit zikaltër dhe nëse Barcelona do të ishte gati ta sakrifikonte për të marrë Lautaro Martinez, Inter do të ishte gati. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë mund të ndodhë, edhe pse duket paksa e pamundur…

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Pas 17 minutash lojë, mesfushori shqiptar ndëshkon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

“Të priten koka!” Tifozët gjermanë kërkojnë fajtorët pas daljes nga botërori

Sadik.Autor

SYNOJNË TITULLIN/ Flamurtari me sulm atomik, Daja kërcënon Kamzën me “poker”

Isa.Autor

Leave a Comment