Futboll Seria A Sport

“ËSHTË E VËSHTIRË TË LUASH KUR KE TIFOZËT KUNDËR”/ Portieri Donnarumma: Zero frikë, e di se çfarë mund të bëj!

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka folur për karrierën e tij në portën e kuqezinjëve. Djaloshi italian ka bërë mirë dhe në një intervistë të gjatë për Rivista Undici ka treguar se ka qenë gjithmonë ëndrra e tij të qëndronte në portë.

“Pasioni im ka qenë gjithmonë të qëndroj si portier. Gjërat në këtë rol janë gjithmonë me adrenalinë. Kujtimi më i bukur është ndeshja e parë derbi kundër Interit, nuk kisha mbushur ende 17 vjeç.

“Ka më shumë emocione në ndeshje të tilla, adrenalina është e madhe, zemra të ndahet në 2 mijë pjesë. Dua t’i luaj, dua t’i fitoj”.

Ai ka folur dhe për vitin 2017 kur kishte tifozët kundër. “Është e vështirë të luash kur ke tifozët kundër, kur ata të vërshëllejnë. San Siro është San Siro… por kurrë nuk kam pasur frikë. E di kush jam dhe e di se çfarë mund të bëj. Zero frikë”, – tha Donnaruamma. Telesport

Related posts

SERIE A/ Milan zhgënjen për 120 vjetor, Juventusi nuk fal në “Allianz Stadium”

Delo.autor

U dëmtua në burg? Tevez shpërthen ndaj gazetarëve

Sadik.Autor

BËN BILANCIN PËR 2020/ Reja: Vit pozitiv me Kombëtaren, ju tregoj momentin më të bukur dhe më të vështirë

Delo.autor

Leave a Comment