Futboll Ligue 1 Sport

NUK HARRON ZAKONIN E VJETËR/ Jovetic, ndërhyrje horror për karton të zi! (VIDEO)

Nice dhe Monaco e mbyllën ndeshjen me rezultatin 2-1. Stevan Jovetic nuk po kalon një moment të mirë te skuadra e Monacos. Malazezi do të mbahet mend në ndeshjen e sotme vetëm për ndërhyrjen e tij.

Futbollisti doli me karton të kuq në minutën e 84′. Lojtari u shtri me taka dhe ndërhyri direkt në këmbët e kundërshtarit. Ai kërkoi falje menjëherë, por ishte tepër vonë, pasi ndërhyrja ishte e frikshme.

Gjyqtari e kaloi momentin me karton të verdhë, por pas konsultimit me VAR, ai nxori me karton të kuq. Fatmirësisht lojtari i Nice nuk pësoi dëmtim të rëndë. Kartoni i kuq i kushtoi ekipit të tij, pasi vendasit shënuan dhe golin e dytë, atë të fitores.

Related posts

PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Anulohet ndeshja Genoa – Napoli

Isa.Autor

Neymar ngacmon Coutinhon: A është në modë ky model flokësh?

Q.Autor

CHAMPIONS/ VAR akordon një penallti, mbrojtësi Ramos ndëshkon Atalanta-n nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment